Ramush Haradinaj dhe Rrustem Berisha

Ramush Haradinaj: “Peja meriton më shumë se sa që ka dhe Rrustem Berisha është zgjidhja që na duhet!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë  disa  fotografi nga aktivitetet e tij bashkë me kandidatin për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha, të zhvilluara në këtë qytet. Ai ka paraqitur disa takime, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune, vizita në familje dhe biznese. “Peja meriton më shumë se sa që ka. Rrustem Berisha është zgjidhja që duhet!” – ka shkruar Haradinaj në një postim te tij. AAK-ja ka qeverisur në Pejë në vitet 2007 – 2013, kurse për këto zgjedhje ka kandiduar ish-ministri i Mbrojtjes z.Rrustem Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …