Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë njeriun më të mirë për komunën e tyre. Ai saktësoi se suksesi më 14 nëntor për komunat e Gjakovës, Klinës, Rahovecit, Junikut dhe Istogut është në numrin 121. “Qytetarë të Kosovës, këtë të diel me 14 tetor, ju ftoj pa dallim përkatësie partiake, etnike, fetare apo kulturore, që të dilni e të votoni të gjithë. Ju lutem votoni për ata që do ta bëjnë komunën e juaj më të jetueshme për ju. Mos i harroni pesë njerëz të jashtëzakonshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Ardian Gjinin, Zenun Elezin, Smajl Latifin, Agron Kuçin dhe Bekë Berishën. Jo pse janë të Aleancës, po se janë njerëz të përgjegjshëm, janë kryetarë të mirë. Jam i bindur se duke i votuar këta kandidatë për kryetarë, ju po e bëni komunën tuaj më të jetueshme, se këta dëshmuan se dinë të punojnë me njeriun, dinë të punojnë me ju. Suksesi këtë të diele për Gjakovën, Klinën, Rahovecin, Junikun dhe Istogun është në numrin 121m ka saktësuar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …