Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, la shkruar se krijimi i familjes është sfidë dhe gruaja ka rol vendimtar në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e saj prandaj edhe duhet t’i njihet kontributi. Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh. Shtesat mujore për çdo fëmijë të moshës nën 6 vjeç, do të jenë 150 euro, kurse për fëmijë mbi këtë moshë 200 euro. Shteti do të mbështes krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre. Për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 dhe për të tretin 3500. Gratë e vajzat e Kosovës, me suksese të jashtëzakonshme në sport, në art, në biznes, por edhe në arsim e në shkencë, na kanë bërë krenarë. Është përcaktim i koalicionit për Kosovën Fituese që shteti e shoqëria t’i mbështesë, t’i inkurajojë dhe të investojë më shumë për to. Është investim për të sotmen dhe të ardhmen tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …