Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur një letre që i ka dërguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ku flitet për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje. Ish-kryeministri Haradinaj ka theksuar për të pasur ‘rrugëdalje’ duhet një platformë e përbashkët për qeverisje, por sipas tij, pa kryeministrin Albin Kurti. “Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …