Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndihet i shqetësuar për gjendjen e Ushtrisë së Kosovës nën qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai akuzoi qeverinë për goditje të qëllimshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme, ka shkruar Haradinaj. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …