Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit që të krijojnë sa më shpejt institucionet e reja. Haradinaj tutje ka thënë se Qeveria e re duhet të marrë përsipër sfidat që e presin vendin, duke përfshirë këtu dialogun me Serbinë. Ai ka kritikuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti duke thënë se dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qendrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të shtetit. Ai tutje ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Vetëvendosjen në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, duke thënë se druan që për vetë pjesëmarrësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …