Duke kujtuar bashkëkombësit tonë të rrëmbyerit nga ushtria dhe policia e Serbisë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi. Ai ka përkujtuar se më 27 prill të vitit 1999, , forcat okupatore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, duke ekzekutuar mizorisht 377 motra e vëllezër shqiptarë, të dy besimeve fetare. Shumë prej tyre, edhe sot, mbeten të pagjetur. “Ne nuk rreshtim së kërkuari, as së kujtuari. Na mungojnë në çdo festë, në çdo gëzim. Plagët e luftës nuk do të mbyllen pa ndriçimin e plotë të fatit të çdo të pagjeturi. Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare dhe falë ndihmës së botës së përparuar liridashëse, NATO-s së prirë nga Amerika, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë” ka shkruar mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
