Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi të hënën se pajtohet dhe e pranon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova e ka konfirmimin direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se plani franko-gjerman, e përfshin përkrahjen amerikane për partneritet. për paqe dhe rrugën e Kosovës drejt NATO-s. Kemi konfirmim direkt se menjëherë me këtë marrëveshje, kemi konfirmim nga Amerika që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani franko-gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesorë, ecjen drejt NATO-s”. Sipas Haradinajt, rritja e pranisë amerikane në Ballkan, vendosja e vendkomandave, ngritja e bazave të reja dhe përkrahja e forcimit të FSK-së, janë komponentë që tregojnë se Kosova po shkon në një rresht me Amerikën, kah NATO-ja, ka saktësuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …