Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Policia e Kosovës e Njësiti Special në kuadër të saj, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në objektet komunale. “Policia e Kosovës ka detyra bazuar në ligjin në gjithë Kosovën. Ajo nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet e komunave. Ka kampet e veta, bazat e veta, ka pikat e veta të kontrollit ku i vlerëson. Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndrojë njësia specialë në objekte të komunave. I pyetur për “ankesat e Kurtit” për qëndrimin e ndërkombëtarëve, Haradinaj ka deklaruar se Kryeministri Kurti nuk ka pse të merret me Sekretarin e Shtetit, Blinken. Së pari, Kurti gabon që merret me Borrellin e me Lajçakun. Ata janë pjesë e një procesi më të madh por ju e dini se kush është përgjegjës për një proces të tillë, kaq serioz në Ballkan. Është Amerika. Ai s’ka nevojë fare të merret me ta, ata e kryejnë pjesën e vet ka deklaruar mes tjerash Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …