Ramush Haradinaj: Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, me votën e qytetarëve do të vazhdojmë për Kosovën fituese

Ramush Haradinaj: Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, me votën e qytetarëve do të vazhdojmë për Kosovën fituese

Sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Partitë politike hapjen e fushatës zgjedhore e kanë caktuar kryesisht për në orët e mbrëmjes. Partia që nisi e para hapjen e fushatës  është Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal.  Me nisjen e fushatës për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, Koalicioni për Kosovën Fituese ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekazin legjendar. Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se “Prekazi është betimi ynë për shtet dhe atdhe”, derisa shtoi se prej aty, me votën e qytetarëve do të vazhdojnë për Kosovën fituese.  Pas homazheve, Limaj u shpreh se filluan fushatën në mënyrë simbolike nga Prekazi prej nga ku burojnë themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës. Koalicioni për Kosovën Fituese do ta hapë zyrtarisht fushën të dielën në Sallën “1 tetori” në Prishtinë në orën 13:30. Ndërsa, partitë e tjera kanë mbajtur tubimet e para – Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, n; orën  16:30, Lidhja Demokratike e Kosovës në Pallatin e Rinisë Prishtinë, ora 17:00, Lëvizja Vetëvendosje në Sallën e sportit “Shani Nushi”, Gjakovë, orën  18:00 dhe Koalicioni për Familjen në Klan Arena Prishtinë, në orën  18:30.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe, në veri

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me veprimet e Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele …