Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar. Haradinaj thotë se thotë se premtimet për dialogun, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë mashtrim, për çka sipas tij e bëjnë Kurtin mashtrues. “Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai. Haradinaj theksoi se me ardhjen në qeveri të Albin Kurtit Kosova ka pasur rritje të madhe të importeve nga Serbia që sipas tij dikur ai i kishte kundërshtuar. “Kurti ka premtuar se do ta rivendos reciprocitetin, por e vërteta është se u rritë importi i mallrave nga Serbia”, ka deklaruar ish-kryeministri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …