Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se i është “i rekrutuar nga Serbia”, gjatë kohës që ishte në burg në Serbi. Kurti edhe pse në pozitën e kryeministrit po ndjek një agjendë ruse që synon largimin e Kosovës nga Amerika dhe NATO-ja. Dihet se Albin Kurti, edhe para se të shkonte në Serbi, kishte lidhje të ngushta me serbët në Prishtinë. Ai theksoi se historia e tregon sesi Kurti është rekrutuar dhe se veprimet e tij kanë për qëllim të krijojnë një rrezik të madh për Kosovën duke e larguar nga integrimet euro-atlantike. Kurti mbulon veprimet e tij me akte populiste që janë kundër interesave të vendit. Unë po ju them që Albin Kurti është i përpunuar në burg të Serbisë. Të gjitha këto akte i ka mbulesë për të na shkaktuar një rrezik të madh, për të na larguar nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse ka saktësuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …