Ramush Haradinaj: Programi i AAK-së po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve për tejkalimin e krizës ekonomik

Ramush Haradinaj: Programi i AAK-së po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve për tejkalimin e krizës ekonomik

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se përkrahja për partinë e tij po rritet. I fokusuar tek pozita e kryetarit më shumë se te ajo e kryeministrit, Haradinaj në Rahovec u takua me strukturat e degës me ç’rast shpalosi vizionin e tij për ushtri të fortë përkrah ushtrive të NATO-s . “Përkrahja për Aleancën po vazhdon të rritet. Programi i saj po iu ofron shpresë dhe siguri qytetarëve, për tejkalimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Në vazhdim të vizitës në Komunën e Rahovecit, takova strukturat e degës së Aleancës, të cilat listën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë pasuruar me kandidatët: Bjondina Kleçka, Berat Duraku, Fatmir Iska dhe Mahmut Morina. Shpjegova vizionin tim për Kosovën e sigurt me ushtri të fortë të rreshtuar përkrah ushtrive të NATO-s dhe pozicion serioz të vendit tonë në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …