Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur kritika të shumta për qeverisjen e Qeverisë Kurtit dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, por  shprehet se Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare. Haradinaj  ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me një kryeministër tjetër. Zyrtarët po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia. Ramush Haradinaj saktëson se sipas tij, marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …