Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të krenohet për kërkesën drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Forca e Sigurisë së Kosovës të furnizohet me sistemin anti-tank, Xhavelin. Ai ka thënë se që nga viti 2018 në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm ato. Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari se pse një kërkesë e tillë është vonuar. Për informimin e opinionit publik, njoftoj se qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm ato. Qeveria Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …