Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës duhet të vendos ta shtyjë vendimin për marrëveshjen e targave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se analiza e  gjendjes në veri të vendit tregon se pasojat mund të jenë mjaft të rënda mbi secilin, jo vetëm për pozitën, por  edhe në opozitën. Ai nga faltorja e Kuvendit, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë qëndrim e të vendos ta shtyjë vendimin për marrëveshjen e targave, apo kërkesën për konvertimin e targa nga ato ilegale në RKS. Veprimi i parë është formimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje.  Qeveri që e ndjen peshën e situatës ju lutem të bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit për targat. Veprimi i dytë që duhet marrë nga të gjithë ne së bashku është dialogu me serbët lokalë, pra me serbët e Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione, e për të kthyer besimin në institucione”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …