Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti ndodhet në pozitë për ikje, pa kredibilitet dhe pa përkrahje unike edhe brenda vetes. Nuk ka nevojë për protesta qytetare kundër pushtetit, i cili po bie vet. Në votimin kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, nuk votuan kundër 61 deputetët që përbëjnë shumicës, por vetëm 55 prej tyre. Kjo tregon se Qeveria ka humbje të besimit, pavarësisht se lavdërohet me shumicën, të cilën po shihet se nuk e ka. Është rast i rrallë që një qeveri e harxhon veten në këtë mënyrë të gabueshme. Të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës, janë drejtuar kundër shtresës së varfër e të mesme, ka saktësuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …