Nën qeverisjen e Albin Kurtit nuk rritet paga e policit në ditën e policisë po shkon iu mbanë ligjërata. Këto veprime janë në shërbim të dobësimit të Kosovës, janë në shërbim të atyre që nuk na duan, në këtë rast janë në shërbim të Serbisë tha Haradinaj. Argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton Kosovën, dëmtimin e vendit po e bën Albin Kurti bashkë me Qeverinë. Argat i Serbisë bëhesh kur e dëmton substancën e Kosovës. 500 milionë me i ble mallra prej Serbisë, e 600 milionë të Kosovës mbesin jashtë angazhimit. Vuciqi ua ka rritur rrogat ushtarëve të vet, Ministria jonë e mbrojtjes ka shpenzuar 5 për qind të buxhetit. Kush është në shërbim të Serbisë këtu? Albin Kurti e kjo qeveri është duke e dëmtuar Kosovën”, tha mes tjerash, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …