Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti në disa raste po u ikë diskutimeve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Ramush Haradinaj: Qeveria Kurti në disa raste po u ikë diskutimeve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se kanë diskutuar për dialogun me Serbinë. Ai është shprehur se mungesa e e Shteteve të Bashkuara në dialog është shqetësuese. “Patëm një takim. Tema ishte dialogu. Me 6 maj i kam dërguar një letër kryeministrit ku i kam kërkuar takim për të diskutuar rreth dialogut. Vërejtje tona janë të mungesa e SHBA -së në dialog dhe kjo nuk është e mirë. Ka konfuzion në agjenda, disa zhvillime prezantohen si agjendë e procesit të Berlinit, çështja e lëvizjes së qytetarëve me Bosnjën. Në rastet tjera si proces teknik shohim se peshën kryesorë e ka Lajçak por që është nivel i ulët i përfaqësimit në agjendë. Duhet të mos kemi befasi dhe të mbesim në ato që na obligon Kushtetuta e vendit”, tha Haradinaj.  Ai theksoi se Qeveria po u ikë diskutimeve për UÇK-në. “Pastaj Qeveria ka ikje ne disa raste kur është kërkuar të diskutohet për UÇK-në. Në parlament kemi dy zonja që kanë qenë viktima e luftës dhe për këtë s’duhet të ikë Kurti por duhet të ja thotë BE-së”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …