Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria po tallet me misionet diplomatike të Kosovës dhe me moszëvendësimin e 12 ambasadorëve që u liruan nga puna muaj më parë. Ai ka shkruar se moszëvendësimi i ambasadorëve është një zvarritje e skajshme e Qeverisë. “Kjo është papërgjegjësi e skajshme e qeverisë. Shfrytëzoj rastin që të përgëzoj të gjithë ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë që u tërhoqën nga shërbimi, për punën e tyre të suksesshme dhe përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në botë. Jo pa arsye, veçoj ambasadorët Beqë Cufaj, Avni Arifi dhe Arbër Vllahiu me të cilët kam bashkëpunuar ngusht dhe shpreh gjithë falënderimin tim për profesionalizmin e tyre në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në vendet respektive”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …