Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha tash që kryeministri Albin Kurti të merret me çështjen e veteranëve. Ai në RTK ka thënë se tani do të duhej të flitej për rritje të pensioneve për kategoritë e luftës e jo të kthehen debate që tashmë janë të mbyllura. Nuk është koha të merret me veteranët. Në vend të kësaj, Kurti është kthyer në një debat ofendues. Pse duhet të diskutojmë edhe një herë? Kurti e gjeti tash që të hapë një debat për të cilin janë shpallë të pafajshëm ata që ishin të akuzuar”, tha Haradinaj, duke pyetur se kush është më veteran lufte, unë apo Kurti. Ishte kjo përgjigje e Haradinajt në një intervistë të Albin Kurtit në Radiotelevizionin e Kosovës ku ai ka folur për veteranët e luftës në Kosovë dhe ka thënë se nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, nuk mund të jenë 60 mijë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …