Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Ditës së Falënderimeve, i ka uruar popullit amerikan paqe, begati dhe shumë gëzime në familjet e tyre. Populli i Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka shkruar Haradinaj.
