Ramush Haradinaj ka reaguar kundër deklaratës së Donika Gërvallës, duke thënë se referenca “të ashtuquajtur” për UÇK-në është përdorur vetëm nga Serbia dhe Hajrie Spikerica. Ai tha Serbia na quante ‘të ashtuquajtur gjeneralë’ dhe ‘të ashtuquajtur UÇK’. Por UÇK-ja nuk është e ashtuquajtur. Ajo ka qenë palë e bisedimeve në Rambuje. Gradën gjeneral të parën e kam nga UÇK, për herë të dytë nga NATO”. Ai theksoi se UÇK-ja është një realitet historik dhe nuk mund të vihet në dyshim nga askush. Ramush Haradinaj ka vijuar me kritikat e tij të ashpra kundër kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë rezultatesh gjatë qeverisjes katërvjeçare. Një nga kritikat kryesore të Haradinajt ishte dëmtimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, të cilën e cilësoi si një krim.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Ramush-Haradinaj-24-660x330.jpg)