Haradinaj

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Fatmir Limajt, duke konstatuar se e keqja ka emër, ai është, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar me një deklaratë të shkurtër, por të drejtpërdrejtë, ndaj qëndrimit të shprehur nga kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkroi: “E keqja ka emër – Albin Kurti”, duke shprehur qartë kundërshtimin e tij ndaj politikave të kryeministrit aktual. Ky reagim erdhi vetëm disa orë pasi Limaj deklaroi publikisht se është i hapur për bashkëpunim me Kurtin dhe çdo qeveri të ardhshme, nëse kjo do të ishte në interes të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …