Ramush Haradinaj: Ruajtja e lirisë, demokracisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, janë detyrim parësor i secilës qeveri

Në diskutim, u shfaq shqetësim për përkeqësimin e situatës së sigurisë në vend, për shkak të agjendave partiake e të interesave të ngushta të partisë në pushtet, e cila ka lënduar edhe raportet e vendit me partnerët tanë strategjik.
Tryeza konstatoi se sundimi i rendit dhe ligjit në veri, nuk duhet të jetë barrë vetëm e policisë. Shteti me të gjithë mekanizmat, duhet të ofrojë mbështetjen për këtë çështje shumë të rëndësishme për vendin.
Tryeza konstatoi prioritetet e sigurisë, me sa vijon:
1. Mbrojtja e Kosovës nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme
2. Forcimi i aleancave ndërkombëtare
3. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe Interpol
4. Përmirësimi i kapaciteteve të FSK, Policisë, AKI, Zjarrfikësve dhe Shërbimit Korrektues
5. Rritja e pagave dhe pensioneve për të gjithë pjesëtarët e organeve të sigurisë
6. Mbështetja për kategoritë e lirisë dhe ruajtja e trashëgimisë ushtarake
7. Zbatimi në plotni i planit 10-vjeçar për Ushtrinë
8. Pajisje moderne për Policinë dhe AKI
9. Pensionimi i parakohshëm dhe sigurimi shëndetësor për Policinë
10. Ndërtimi i strehimoreve të reja dhe rehabilitimi i strehimoreve aktuale
11. Hapja e institucioneve akademike për siguri publike
Pas tryezës, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për ish komandantin e Policisë, z. Sheremet Ahmeti, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë

Kur më 6 shtator 1999 u themelua Policia jonë, filloi shtet-ndërtimi në fushën e sigurisë. …