Ramush Haradinaj: Sfida e parë e madhe për këtë vit,  është që vendi të dalë nga izolimi e sanksionet, dhe të rirreshtohet me partnerët strategjikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se sfida e parë e madhe për këtë vit është që vendi të dalë nga izolimi e sanksionet, dhe të rirreshtohet me partnerët strategjikë, posaçërisht me Amerikën. Një tjetër sfidë do të jetë rritja e minimumit jetësor, ku nuk mund të këtë pagë mesatare nën 1 mijë e pension nën 500 euro. Apo mbështetja e ekonomive familjare, bizneseve të vogla e deri tek ato të mëdha”. Është e domosdoshme ta ndalim gjakderdhjen financiare të realizuar përmes sistemit të tenderëve njëburimor. Lista e punëve që duhet t’i kryejmë për ta rikthyer vendin kah e mbara është e gjatë. Të bashkohemi rreth Kosovës fituese dhe këtë vend ta bëjmë të jetueshëm, e jo të braktisur nga qindra mijëra njerëz që rrugën e mërgimit e shohin shpëtim.  Haradinaj ka kritikuar edhe kryeministrin aktual Albin Kurti, për mosdhënie të deklaratës në prokurori pas ftesës që kishte marrë ditë më parë në rolin e dëshmitarit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku: Serbia po mundohet të paraqitet neutrale dhe po tolerohet si nga BE-ja ashtu edhe nga Amerika

Mërgim Lushtaku: PDK-ja nuk voton pa marrëveshje për një zgjidhje të qëndrueshme – mbështesim Hamzën për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë …