Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj shpreh keqardhje dhe pikëllim për fatkeqësinë natyrore që ka goditur Italinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me keqardhje dhe pikëllim të thellë ka marrë lajmin për fatkeqësinë natyrore që ka goditur Italinë qendrore duke shkaktuar humbjen e jetëve të qytetarëve dhe dëme të mëdha materiale. “Në këto momente dhimbjeje, në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në emër timin, ua përcjellë ngushëllimet familjarëve të viktimave, Qeverisë italiane si dhe ambasadorit italian në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Uroj për një shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit e mbijetuar nga kjo fatkeqësi natyrore. Populli i Kosovës në këto moment dhimbjeje është me Italinë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …