leoni

Ramush Haradinaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar mbështetjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim miqësor me kongresistin republikan, Keith Self, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit dhe kryetar i Nën-komitetit për Evropë. Në këtë takim, u diskutua për situatën aktuale në Kosovë dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka theksuar qëllimin kryesor të Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit të vendit në marrëdhënie strategjike me Amerikën. Haradinaj ka pasur dhe një takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof,  ku diskutua për rikthimin dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emër të Kosovës, falënderoi Amerikën për mbështetjen e vazhdueshme të  Kosovës për t’u integruar plotësisht në strukturat euroatlantike, ndërsa ritheksua përkushtimi i saj për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …