Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrat e kryera nga forcat shqiptar vrasëse serbe të realizuara më 13 prill të vitit 1999, në komunën e Ferizajt dhe Burimit. Ai ka theksuar se liria e Kosovës u pagua me një çmim të madh dhe se drejtësia ende nuk është vendosur si dhe ka bërë thirrje që shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta. “Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre nga terrori shtetëror serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e një populli të tërë. Armiku nuk kurseu as foshnjat, as fëmijët në prehër të nënave, pleqtë e të pambrojturit. Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare. Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta” ka theksuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
