leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Sulmet kriminale mbi Policinë e Kosovës në veri të vendit janë alarm për të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të policisë në veri të vendit. Ai ka thënë se akte të tilla kriminale duhet të jenë alarm për të gjithë. “Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.  Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin. Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pakompromis ndaj tij”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …