Ramush Haradinaj: Ta mbajmë rininë në Kosovë

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate- Konservatorët – Forumi Intelektual, kanë mbajtur takim me rininë e komunës së Deçanit. Kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Ramush Haradinaj është zotuar se do të angazhohen për ta mbajtur rininë në Kosovë. “Rinia e Kosovës është më e mira në Botë. Janë shpirti e zemra e këtij populli. Ne nuk kemi djem e vajza për mërgim. E kemi obligim t’i kthejmë e të ardhmen e tyre ta garantojmë këtu, e jo në gyrbet. Krenar me Deçanin tim! Ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …