Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pas një vizite që i ka bërë disa fermerëve në Rahovec ka thënë se është konfirmuar që taksa dhe lehtësirat fiskale po mbrojnë prodhimet vendore. “Inkurajues fakti se sot fermeri i Kosovës, e dominon tregun e vendit, duke fituar besimin e konsumatorit me prodhime cilësore. Rritja e prodhimit dhe të hyrave për vendin dhe shtimi i numrit të të punësuarve, janë veprimet më madhore që mund të bëjmë tani për Kosovën, e fermerët e Rahovecit janë dëshmia më e mirë për këtë”. “Në takim me mbi 50 fermerë të kësaj ane, u konfirmua se vendimi për taksën dhe lehtësirat fiskale e tatimore, po mbrojnë prodhimin vendor dhe po fuqizojnë fermerët tanë në treg”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se me vizionin e vendosur dhe të qartë për zhvillim me dinjitet, të bashkuar me projektin 100% shtet, do t’ia dalin që ta bëjë Kosovën të tillë çfarë e duan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …