Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj shprehet se të gjitha partitë politike duhet bashkuar, ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira. Ai theksoi se duhet përballur me të gjitha pasojat, e me të gjitha sfidat që e presin Kosovën. “E di qe e kemi ëndërr të gjithë ne që Kosova jo vetëm të forcojë ushtrinë dhe sigurinë, por edhe te anëtarësohet në NATO. E kemi poashtu ëndërr ti bashkohemi familjes evropiane, do të punojmë në këtë drejtim”, tha ai. Madje Haradinaj se në disa raste dhe vetë ai ka qenë i zhgënjyer me politikën në Kosovë dhe në raste të caktuara politikanët janë marrë me njëri-tjetrin, e jo me problemet e Kosovës. Zgjidhja është të jemi të qëndrueshëm, të mos dorëzohemi. Të bashkohemi më 14 shkurt, ashtu siç dinë shqiptarët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …