Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka mbledhur Kryesinë e partisë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Në këtë takim u analizua rezultati i zgjedhjeve dhe u diskutua për hapat e ardhshëm të partisë. Haradinaj tha se AAK është edhe më e motivuar për të forcuar lidhjen me qytetarët dhe ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Këto zgjedhje na motivojnë edhe më shumë për të avancuar vizionin tonë për Kosovën. Me vendosmëri të plotë, nisëm përgatitjet për zgjedhjet lokale. Aleanca do të mobilizohet në çdo komunë, me programe dhe kandidatët më të mirë që do t’i shërbejnë qytetarëve, shkroi Haradinaj në një postim në rrjetet sociale. AAK synon të forcojë organizimin dhe të prezantojë alternativa të reja në nivel lokal, me qëllim sjelljen e ndryshimeve që presin qytetarët.
