Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka kujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit. Ai ka thënë se djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu. “Në 21-vjetorin e Epopesë së Vërrinit, kujtojmë sakrificën e pashembullt të secilit ushtar e komandant që luftuan për çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës. Djemtë e Prizrenit e Pashtrikut, ishin gjithmonë aty ku i kërkoi Atdheu dhe përgjiithmonë do të jenë frymëzues për brezat, se si i dilet zot të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Vërrinit dhe tërë Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …