leoni

Ramush Haradinaj thotë se ekonomia është shtylla kryesore e programit të tyre me të cilin synojnë të qeverisin

Ramush Haradinaj thotë se ekonomia është shtylla kryesore e programit të tyre me të cilin synojnë të qeverisin

Bartësi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, është shprehur se ekonomia është shtylla kryesore e programit të tyre me të cilin synojnë të qeverisin. Pas kësaj ai ka përmendura edhe fusha të tjera si mirëqenia, politika e jashtme, me theks përmbyllja e statusit shtetëror të Kosovës. Haradinaj ka theksuar se nëse deri në fund të mandatit të qeverisë së re nuk ndodh konsolidimi shtetëror i Kosovës, do të thërras referendum për bashkimin me Shqipërinë. “Nëse 25 vjet pas lufte – një çerek shekulli ua kemi dhënë aleatëve për finalizimin e statusin tonë, anëtar i BE-së, NATO, atëherë t’ua lëmë qytetarëve që të vendosin për bashkim me Shqipërinë në union, duke krijuar vlera të përbashkëta institucionale, por pa u kthyer mbrapa”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, po intensifikohen, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Listës Serbe

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, retorika dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Listës Serbe po …