Ramush Haradinaj u prit në një takim nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar

Ramush Haradinaj u prit në një takim nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  është pritur në një takim nga Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë, Gabriel Escobar, me të cilin, ka biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurinë në Kosovë. Haradinaj gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Gabriel Escobar ka shprehur përkushtim për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse dhe të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Kryetari i AAK-së, Ramush  Haradinaj ka treguar se gjatë bisedimeve i ka thënë z  Escobar se kjo marrëveshje mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …