Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka shprehur krenarinë e tij për 344 ushtarët e rinj që u certifikuan sot dhe morën përgjegjësinë për t’i shërbyer Kosovës me nder dhe përkushtim. Ai ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për ushtarët, por edhe për familjet e tyre dhe për gjithë vendin. Haradinaj ka vlerësuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj Forcave të Sigurisë të Kosovës, duke përmendur se, me përkrahjen e aleatëve, është arritur ngritja e statusit të Forcës në Ushtri. Ai theksoi se Kosova tani ka ushtrinë më të re, të përgatitur sipas modelit të NATO-s dhe të gatshme për të kontribuar në sigurinë e vendit dhe stabilitetin në rajon, si anëtare e NATO-s dhe partner i besueshëm për Amerikën dhe aleatët e tjerë strategjikë. Në përfundim, Haradinaj kërkoi urgjentisht dyfishimin e pagave për të gjithë sektorin e sigurisë në Kosovë, duke theksuar se një pagë dinjitoze për ushtarët, policët dhe agjencitë e tjera të sigurisë është një obligim qeveritar dhe kombëtar, sidomos në rrethana të ndërlikuara të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Ai përgëzoi ushtarët e rinj dhe uroi suksese në misionin e tyre fisnik.
