Ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas vendimit që bëri kompania Contour Global për t’u tërhequr nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë. Haradinaj, e ka quajtur qeverinë aktuale në krye me Albin Kurtin, të dështuar, e madje edhe në raport me SHBA-në. Sipas tij qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi. Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re ka theksuar Haradinaj. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …