Pas takimit me kryetaren e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i ka shprehur asaj shqetësimet për humbjen e besimit të partnerëve dhe ndëshkimet që sipas tij po merr vendi. Ai ka thënë se presidentes i ka kërkuar që të veprojë në përputhje me mandatin e saj, të kthejë besimin e aleatëve dhe të ndodh deeskalimi i situatës në veri të vendit. Ai ka thënë se fitoret e Kosovës nuk janë të mundura pa mbështetjen e aleatëve. “Nuk është kohë e kalkulimeve të vogla, mocioni ynë nuk ka të bëjë me luftë për pushtet, nuk jam kandidat për kryetar qeverie pas mocionit, deri në zgjedhjet e ardhshme, ka të bëjë më shumë me ruajtjen e shtetit, me i ndalë ndëshkimet ndaj Kosovës, dhe me rikthyer normalitetin në vend, në veri”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …