Ramush Haradinaj: Zgjedhjet janë fituar nga partitë opozitare

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhjet janë fituar nga partitë opozitare. Ai ka theksuar më tutje se rezultati i AAK-së është dyshifrorë e jo siç është paraqitur në Exit Pollet nga 6 deri 8 për qind. “Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka falënderuar për pjekurinë e treguar gjatë këtyre zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Collaku

Bekim Çollaku: Kushtëzimet e Abdixhikut vështirësojnë formimin e Qeverisë së Re

Opinionisti Bekim Çollaku ka ngritur shqetësime mbi qëndrimet e ngurta të liderëve politikë në procesin …