Ramush Haradinaj zhvillon takime zyrtare në Ankara me zyrtarë të lartë turq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, realizoi një vizitë zyrtare në kryeqytetin turk, ku u prit nga zyrtarë të lartë të shtetit turk. Gjatë qëndrimit në Ankara, Haradinaj zhvilloi takime të ndara me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kemal Bozay, si dhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Musa Heybet. Në këto takime u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet në rajon dhe përkushtimin e Turqisë për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, Haradinaj u takua edhe me këshilltarin e lartë të Presidentit të Turqisë, z. Sabri Demiri, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Në përfundim të vizitës, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Turqisë për rajonin dhe theksoi se mbështetja e saj për Kosovën mbetet e rëndësishme në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …