leoni

Ramush Haradinaj: Zyra e Rregullatorit për Energji, instrument i qeverisë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas vendimit të ZRrE-së, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke e quajtur atë “një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës”. Haradinaj ka akuzuar ZRrE-në se është shndërruar në një instrument në duart e qeverisë dhe po vepron në favor të një “klike mafioze energjetike” që, sipas tij, është e lidhur me pushtetin aktual. Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e sërishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri, shkruan Haradinaj. Ai shtoi se ZRrE-ja ka humbur pavarësinë dhe nuk përfaqëson më interesin e konsumatorëve, por sipas tij, funksionon si mbulesë për vjedhje dhe keqpërdorime në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime – tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin. Ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme,” ka theksuar ai. Kreu i AAK-së përmbylli deklaratën duke paralajmëruar përgjegjësi ligjore për të gjithë ata që, sipas tij, janë të përfshirë në këto afera.

Kontrolloni gjithashtu

AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB ka kërkuar nga Qeveria heqjen e taksave për produktet e importuara nga SHBA-të

Aleanca Kosovare të Bizneseve ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës heqjen e taksave për produktet …