Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Pritjen Shtetërore me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka thënë se çështjet e mëdha po kërkojnë zgjidhje në Kosovë dhe se do gjendet zgjidhje për çdo problem. Ai ka thënë se Kosova po troket në derën e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Vendimet e drejta e të mëdha po kërkojnë implementim dhe ai është suksesi i gjithë neve. Do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që të implementojmë të arriturat tona dhe njëkohësisht të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin. Duke uruar përvjetorin e 10-të të pavarësisë së Kosovës, uroj qytetarët e Kosovës, uroj Bashkimin Evropian për anëtarin e ri që po troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin e ri që po i troket në derë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …