Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me sektorin e energjisë, duke e lavdëruar veten dhe duke kritikuar qeverisjet e mëparshme. Hardianaj, e ka kritikuar këtë video, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që ka penguar investimin në qymyr. Kjo është kthim kur krimineli kthehet në vendin e krimit. Këta kanë penguar investimin në qymyr, kanë penguar, kanë krijuar lëvizje qytetare, lëvizje politike në parlament dhe deri në ardhjen në qeveri, e cila tani po i vjedh qytetarëve paratë e buxhetit. Atë pare të vjedhur këta do ta çojnë në Serbi, pra qindra milionë euro të Kosovës, do t’i shtohen 500 milionëshit të importit të Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.
