Ferat Shala

Raport i ministrit, Ferat Shala, lidhur me ndërtimin e hidrocentralit në Vranisht të Dragashit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga Lirije Kajtazi, kryetare, mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën ishte i ftuar U.D. i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, për tu njoftuar më hollësisht lidhur më kërkesën e banorëve të fshatit Vranishtë, komuna e Dragashit, në lidhje më ndërtimin e hidrocentralit në këtë lokalitet, si dhe procedurat e eksproprijimit të pronave të atyre banorëve. Kryetarja e komisionit, Kajtazi, e hapi diskutimin duke e falënderuar z. Shala, dhe kërkoi nga ai që të japë sqarime përmes komunikimit të drejtpërdrejtë për shqetësimin e banorëve të fshatit Vranishtë, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë për banorët e këtij lokaliteti. Ushtruesi i Detyrës së ministrit të MPH, Ferat Shala, iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit, duke bërë të ditur se ministria ka zbatuar të gjitha procedurat ligjore për dhënien e lejes së ndërtimit të kapaciteteve hidroenergjetike të parapara në strategjinë për zhvillimin e këtij sektori. Ai tutje shtoi se Legjislacioni e ka krijuar këtë mundësi dhe e qartëson tërë pozicionimin e zhvillimit ekonomik të vendit në këto zona.

“Ne kemi zbatuar të gjitha rregullat dhe procedurat që i kërkon ligji, duke i përdorur të gjithë faktorët ndërinstitucional në pushtetin lokal, atë qendror, zyrën e rregullatorit të energjisë dhe mekanizma të tjerë, pa i përjashtuar në asnjë moment debatet dhe komunikimet me qytetarët që preken nga ndërtimi i këtyre projekteve energjetike”, theksoi Shala. Ndërkaq , sekretari permanent në MPH, Arben Çitaku, sa u përket debateve publike që janë ngritur dhe janë dorëzuar nga qytetarët, është përgjegjësi e nivelit komunal, që më rastin e shpronësimit të tokave komuna është e obliguar me ligj që të mbajë debat publik, dhe e dyta, dhënia e pëlqimit mjedisor nga ana e ministrisë, si kategori e veçantë e lejes përkitazi me kapacitet që ndërtohen. Lidhur me ankesën e qytetarëve për mbajtjen e dëgjimit publik, Çitaku bëri të ditur se posedon të gjitha dëshmitë e mbajtjes se dëgjimit publik, dhe iu janë përgjigjur të gjitha brengave dhe shqetësimeve te qytetarëve.Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua edhe ankesa e Sabit Hoxhës, nga fshati Rezallë, komuna e Skenderajt, lidhur me instalimin e tensionit të lartë mbi objektin e pikës së shitjes së karburanteve. Për çështjen në fjalë të pranishëm ishin përfaqësuesit e KEDS nga regjioni i Mitrovicës, si dhe të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Skenderajt. Pas diskutimeve, komisioni kërkoi brenda një muaji, z. Sabit Hoxha t’i bëhet një zgjidhje përkitazi me ankesën e parashtruar.Komisioni funksional, gjatë ditës së sotme ka shqyrtuar edhe Projektligjin për mbrojtjen e fëmijës, i cili është në fazën e amendamentimit në këtë komision.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …