Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Në fund të këtij samiti pritet të miratohen konkluzat, ku do t’i jepet mbështetje edhe propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në draftin e konkluzave, në të cilin Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje, kërkohet që në tërësi dhe pa kushte të implementohen obligimet nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kosovës është duke iu shtruar presioni nga Amerika dhe BE-ja për themelimin e Asociacionit. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, më 2 shkurt shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …