Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pa përmendur emra, u ka dërguar një mesazh atyre krerëve të Shtetit që i etiketon si servilë, ndërsa thekson se për të dhe AAK-në, miqësia me miqtë ndërkombëtarë është shumë e shenjtë. Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë, ka shkruar Haradinaj duke aluduar në kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi.
