leoni

RAPORTI I AUDITIMIT –ME VETËM DY RAKOMANDIME PËR KOMUNËN E HANIT TË ELEZIT

Komuna e Hanit të Elezit ka pranuar raportin përfundimtarë të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020. Sipas këtij raporti, Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Hanit të Elezit, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.

-Komunës së Hanit të Elezit i rekomandohet që sipas nenit 15 të Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme, Komuna çdo vit duhet të kryejë veprime të inspektimit (verifikimit) për të paktën 20%, e të gjitha pronave brenda territorit të Komunës.

-Si dhe në përputhje me Rregulloren MF-nr. 02/2013 për menaxhimin e pasurisë jo financiare në organizatat buxhetore, përcakton në mënyrë të qartë që pasuritë nën 1,000€ duhet të regjistrohen në sistemin “e-pasuria”.

Raporti i Auditorit thekson edhe progresin që komuna e Hanit të Elezit ka shënuar në zbatimin e rekomandimeve të vitit 2019. Raporti i auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2019 të komunës së Hanit të Elezit ka rezultuar me 7 rekomandime. Komuna kishte përgatitur një Plan Veprimi ku paraqitet mënyra se si t’i zbatoj rekomandimet e dhëna. Deri në fund të auditimit për vitin 2020, komuna e Hanit të Elezit 5 rekomandime i ka zbatuar apo 71.43%, 1 nuk aplikohet më dhe 1 pjesërisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …