Raporti i Komisionit Evropian të Udhëtimeve ka parashikuar se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në Ballkan. Duke analizuar e krahasuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, Komisioni Evropian i Udhëtime parashikon se Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më ta madhe të turistëve, të cilët qëndrojnë atje më shumë se një natë. Duke iu referuar këtij raporti, mediet në Shqipëri shkruajnë se këto të dhëna tregojnë se rritja e Shqipërisë projektohet të jetë para për qind, duke lënë pas vendet e rajonit si Serbia me 48 për qind, Mali i zi me 31 për qind e kështu me radhë. Statistikat e Komisionit Europian të Udhëtime, e listojnë Shqipërinë të parën jo vetëm për vendet e rajonit por edhe në Evropë ku Portugalia renditet me 26 për qind, Greqia fqinje me 22 për qind dhe Turqia 21 për qind. Raportin e Komisionit Europian të Udhëtimeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka shkruar se “këto shifra tregojnë se Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi”.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …